Bllokimi i Kanalit të Suezit, Egjipti do të kërkojë kompensim: Fajin e kishte kapiteni

schedule21:42 - 29 Mars, 2021

schedule 21:42 - 29 Mars, 2021

Kajro do të kërkojë dëmshpërblim nga kompania zotëruese e anijes gjigante me kontejner “Ever Given”, e cila bllokoi kalimin e Kanalit të Suezit për gati një javë.

Ne do të kërkojmë kompensim nga kompania zotëruese e anijes për të gjitha pasojat, ne do të kërkojmë koston e plotë“, tha një zyrtar egjiptian Mohab Mames.

Në të njëjtën kohë, ai fajësoi kapitenin e anijes për incidentin. “Ajo që ndodhi ishte përgjegjësia e kapitenit, kanali është i sigurt” tha ai.

Incidenti nga e marta e kaluar deri sot, kur operacioni përfundoi shkaktoi probleme të mëdha dhe një bllokim trafiku të paktën të 400 anijeve.

Zyrtari egjiptian theksoi se Egjipti nuk do të bëjë ndërhyrje në Kanal. “Kanali është plotësisht i sigurt, të gjitha anijet e kalojnë atë pa probleme. Nëse diçka ndodh, është shumë e rrallë” përfundoi ai.

Rivendosja e kanalit në funksionim të plotë është jetike për tregtinë botërore, pasi vlerësohet se çdo ditë bllokim i kushtoi ekonomisë botërore miliarda dollarë.

Anija 400 metra e gjatë ngeci në mënyrë diagonale në mes të një pjese jugore të Kanalit duke ndërprerë lëvizjen e anijeve midis Evropës dhe Azisë nga e marta e kaluar deri sot./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!