Bllokimi i Facebook favorizoi kompaninë rivale

schedule23:15 - 14 Mars, 2019

schedule 23:15 - 14 Mars, 2019

Bllokimi prej më shumë se 14 orë i Facebook dhe rrjeteve të saj sociale Instagram dhe Whatsapp, fuqizoi një kompani tjetër rivale. Aplikacioni i komunikimit “Telegram”, rivali i Whatsapp, regjistroi 3 milionë përdorues të rinj gjatë orëve që Facebook dhe aplikacionet e saj kishin dalë jashtë shërbimit.

Lajmi është konfirmuar nga shefi ekzekutiv i kësaj kompanie. Telegram është i njohur për sistemin e sofistikuar të privatësisë që ka mes përdoruesve.

“3 milionë përdorues të rinj janë regjistruar në Telegram brenda 24 orëve të fundit. Ne kemi privatësi të vërtetë dhe hapësirë të pakufizuar për të gjithë”, tha Pavel Durov.

Telegram është rritur vazhdimisht gjatë viteve të fundit dhe vlerësohet si sistemi më i sigurtë i mesazheve në botë. Bisedat janë të vështira për t’u përgjuar, çka e bën një aplikacion të lakmueshëm për përdoruesit. Kjo nuk është hera e parë që Telegram fiton përdorues nga rivalët. Në vitin 2014 fitoi 5 milionë përdorues të rinj kur Whatsapp nuk funksionoi për disa orë. /tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!