Bllokimi i dialogut, Lajçak javën e ardhshme viziton Prishtinën dhe Beogradin

schedule17:14 - 9 Tetor, 2020

schedule 17:14 - 9 Tetor, 2020

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin gjatë javës së ardhshme.

Kjo vizitë e Lajcak do të nisë pas 12 tetorit, datë kjo në të cilën do të mbahet një takim në Luksemburg i 27 ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të cilët do të diskutojnë për dialogun mes dy vendeve, raporton gazeta Express.

Dialogu mes dy vendeve aktualisht është i bllokuar si pasojë e temës së Asociacionit, rikthimin e së cilës e kërkon Serbia ndërsa Kosova e refuzon./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!