Bllokimet nga YouTube, Moska paralajmëron dëbimin e gazetarëve perëndimorë

schedule15:24 - 26 Maj, 2022

schedule 15:24 - 26 Maj, 2022

Rusia ka paralajmëruar se planifikon të largojë gazetarët nga vendet perëndimore nëse YouTube këmbëngul të bllokojë ministrinë e jashtme të Moskës.

Maria Zakharova, zëdhënësja e departamentit, e cila mbajti një konferencë javore mbi politikën e jashtme ruse, duke përfshirë luftën në Ukrainë, tha se kishte paralajmëruar platformën e videos kundër kufizimit të përmbajtjeve për ministrinë.

“NMe ju thamë se nëse ju bllokoni një konferencë tjetër, një gazetar ose media amerikane shkon në shtëpi. Një konferencë tjetër është e bllokuar dhe ne do të emërojmë një gazetar ose një media specifike që do të shkojë në shtëpi”, ka thënë ajo..

Zakharova shtoi se Moska po punonte për masa kundër mediave në gjuhën angleze në përgjigje të atyre që i konsideronte “veprime jomiqësore” nga qeveritë e huaja ndaj mediave ruse.

Kjo vjen pasi presidenti Putin, në mars, nënshkroi një ligj që dënon deri në 15 vjet burg për përhapjen e “lajmeve të rreme” rreth ushtrisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!