Bllako i pafajshëm për “Elbasanin”/ Lefter Koka dënohet me 5 vite e 8 muaj burg për inceneratorin

schedule16:10 - 5 Tetor, 2023

schedule 16:10 - 5 Tetor, 2023

Gjykata e posaçme ka shpallur të pa fajshëm ish-sekretarin e ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako i akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit. SPAK kërkoi dënimin me 4 vite heqje lirie për Bllakon. Ky i fundit do vazhdojë të qëndrojë ende në qeli, pasi është dënuar nga e njëjta gjykatë me 2 vite e 8 muaj burg, por për një tjetër incenerator atë të Fierit. Për akuzën e shpërdorimit të detyrës u shpall i pafajshëm edhe ish-ministri Lefter Koka, por ai u dënua me 5 vite e 8 muaj burg për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Atij iu konfiskuan edhe aksionet në kantinën e pijeve Gjergj Kastrioti Skënderbej që janë në vlerën 3.7 milion euro, vlerë e njëjtë me korrupsionin që dyshohet se ka përfituar Koka. Ndërsa dy biznesmenët e inceneratorit që janë ende në kërkim, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, u pranuan kërkesat e Prokurorisë, duke u dënuar me nga 6 vite e 8 muaj burg secili. Edhe për Stela Gugallen u pranua gjithashtu kërkesa e prokurorisë duke e dënuar me 4 vite e 8 muaj heqje lirie. Ndërsa anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me nga 2 vite e 8 muaj burg. Për Serafin Papën spak kërkoi dënimin me 2.8 vite heqje lirie ndërsa gjykata e dënoi me 1 vite e 4 muaj burg, teksa i shuhet masa e sigurisë arrest shtëpie, pasi ka përfunduar koha e dënimit gjatë qëndrimit në arrest shtëpie. Edhe Bardhyl Çabiri u dënua me 2 vite burg, por u lirua nga qeli pasi ka përfunduar qëndrimin në burg me kohën e paraburgimit. GJKKO vendosi që kompanitë Albtek shpk dhr integrated energji, të hiqet titulli i subjektit juridik dhe aksionet të kaojnë në favor të shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!