Blinken zbulon se çfarë ndodh me pushtetin në Ukrainë nëse vritet Zelensky

schedule18:01 - 6 Mars, 2022

schedule 18:01 - 6 Mars, 2022

Ukrainasit kanë një plan për “vazhdimësinë e qeverisjes në një mënyrë ose në një tjetër”, nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vritet, tha sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë një interviste në CBS, të dielën.

“Ukrainasit kanë plane, për të cilat unë nuk do të flas, ose nuk do të hyj në ndonjë detaj për t’u siguruar që ka vazhdimësi të qeverisë në një mënyrë apo tjetër dhe unë do ta lë me kaq”, tha Blinken.

Blinken gjithashtu komplimentoi Zelenskyn për udhëheqjen e tij gjatë kësaj krize.

“Lidershipi që ka treguar presidenti Zelensky dhe e gjithë qeveria, është i jashtëzakonshëm, ata kanë qenë mishërimi i këtij populli jashtëzakonisht të guximshëm ukrainas”, tha Blinken.

Sipas disa raportimeve, Zelensky iu ka mbijetuar tri herë atentateve. Një zyrtar i sigurisë në Ukrainë pati thënë se një komplot për vrasjen e presidentit nga disa ushtarakë çeçenë të dërguar nga Rusia u prish . /Gazeta Express/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!