Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha se forcat ukrainase kanë bërë përparim të rëndësishëm në kundërsulmin e tyre kundër trupave ruse, megjithëse ishte shumë herët për të parashikuar rezultatin, sipas The Guardian.
“Është e qartë se ne kemi parë përparim të rëndësishëm nga ukrainasit, veçanërisht në verilindje, dhe ky është një produkt i mbështetjes që kemi dhënë, por para së gjithash është produkt i guximit dhe qëndrueshmërisë së jashtëzakonshme të forcave të armatosura të Ukrainës dhe popullit ukrainas”, u tha Blinken gazetarëve në Mexico City.
“Është shumë herët për të thënë saktësisht rezultatin. Rusët kanë vendosur forca shumë të rëndësishme në Ukrainë, si dhe pajisje, armë dhe municione.
Ata vazhdojnë ta përdorin atë pa dallim jo vetëm kundër forcave të armatosura ukrainase, por edhe ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile, siç e kemi parë.”
/abcnews.al