Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Në lidhje me këtë takim, analisti Skëder Minxhozi tu shpreh se nuk ishte i rastësishëm dhe shtrëngimi i duarve për kryebashkiakun me Blinken është me shumë peshë.
“Biem dakord të gjithë që çdo detaj i kësaj vizite ka qenë i përgatitur me kujdes. Takimi me Vleiajn nuk mund të ishte i rastësishëm. Delegacioni ka qenë mik në një qytet që menaxhohet nga bashkia. Piramida është investim ku bashkia është pjesë. Ka një peshë dhe rëndësi për Veliajn ky shtrëngim duarsh. Veliaj prej vitesh është para si një pasardhës i mundshëm i Ramës. Është një shtrëngim duarsh që ka vlerë për Veliajn”, u shpreh Minxhozi. /abcnews.al