Blinken takim me Dumanin/ Sekretari amerikan i shtetit me drejtues të drejtësisë

schedule15:46 - 15 Shkurt, 2024

schedule 15:46 - 15 Shkurt, 2024

Pas fjalimit te Piramida e Tiranës, sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken po takohet me kreun e SPAK, Altin Dumanin dhe disa drejtues të drejtësisë, zotin Sokol Sadushi, zotin Artur Metani, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj.

Po i afrohet kryeministrisë, është vetëm pak metra afër, ku sipas agjendës do të takohet me kryeministrin Edi Ramën.

Sipas gazetares, Esiona Konomi, ishte një takim shumë i shkurtër, mund të hamendësojmë që është shenjë e amerikanëve për të kërkuar drejtësi, për të parë zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Ndërsa sipas analistit Skënder Minxhozi, ky është një format që përfshin panelin drejtues së drejtësisë së re.

“Takimi rezulton që jetë pak a shumë i shkurtër. Le ta quajmë një takim diku te 10 minuta. Duke qenë se takime të tilla janë të mbyllura është vështirë të marrësh vesh diçka”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!