Duke folur në Nju Delhi, Blinken tha se SHBA-ja vlerëson hapat e Izraelit për të minimizuar viktimat civile, por se kjo nuk është e mjaftueshme. Ai tha se SHBA u ka propozuar disa ide izraelitëve, duke përfshirë “pauza humanitare” më të gjata dhe rritjes e ndihmave që duhet të kalojnë në Gaza.
Këto hapa, sipas tij do të shpëtojnë jetë dhe do të mundësojnë kalimin e më shumë ndihmave për palestinezët në nevojë.
Kryediplomati amerikan tha se “shumë palestinezë janë vrarë, shumë kanë vuajtur javët e fundit” dhe se duhet bërë gjithçka për të parandaluar dëmtimin e tyre dhe për të maksimizuar ndihmën që u nevojitet.
/abcnews.al