Blinken shmang takimin me opozitën, Minxhozi: Nuk u programua asnjë minutazh për Bashën, e çuditshme!

schedule17:39 - 15 Shkurt, 2024

schedule 17:39 - 15 Shkurt, 2024

Vizita e sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë është analizuar në studion e “ABC News” nga analistët Mentor Nazarko dhe Skënder Minxhozi.

Raportet me opozitën u vendosën në sitë nga analistët në studio. Gjatë fjalës së tij, Skënder Minxhozi tha se është shumë i çuditshëm fakti që për kreun e PD Lulzim Basha nuk u programua asnjë takim.

“Vizita e Blinken mund të jetë burim i shumë memeve apo batutave. Por unë do ta nisja tek ajo pjesë e opozitës që është parë si proamerikanë. Ajo çfarë Basha vazhdon ta mbajë dhe insiston fort është që ka vlera euroatlantike dhe kryesisht marrëdhëniet me SHBA. Kjo është pak a shumë logjika e asaj pjese të PD që identifikohet tek partia zyrtare e PD. Por Yuri Kim duke qenë se ka qenë shumë e përfshirë në këtë vizitë, është çudi që për Bashën nuk programua asnjë minutazh. Ndoshta amerikanët nuk e kanë parashikuar që përçarja e PD që erdhi nga shpallja e Berishën non grata të kalonte në këto ujëra të turbullt. Unë kam përshtypjen se duke parë mungesën totale të një artikulimi në favor të Bashës në muajt apo vitet e fundit, të ketë provuar se Basha është i preferuari i tyre. Është një kartë që Bashës i ka mbetur nga koha kur Yuri Kim ishte këtu”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!