Blinken: SHBA mbështet plotësisht “Paktin për të Ardhmen”

schedule08:14 - 24 Shtator, 2024

schedule 08:14 - 24 Shtator, 2024

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi “Paktin për të Ardhmen” për të përballuar sfidat e shekullit të 21-të. Tani është detyra e vështirë e bashkimi të vendeve të përçara të botës për të ecur shpejt në zbatimin e 56 veprimeve të marrëveshjes.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se “thjesht ruajtja e status kuosë nuk është një alternativë”, pasi ai sinjalizoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për paktin.

“Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në përpjekjet për miratimin e një sistemi të OKB-së, i cili pasqyron këtë botë të sotme dhe të nesërme, jo atë që ekzistonte në 1945”, tha ai. “Ne nuk do të pranojmë përpjekjet për të rrëzuar, zbehur ose ndryshuar rrënjësisht parimet thelbësore të Kartës së OKB-së”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres falënderoi organin botëror prej 193 anëtarësh për miratimin e paktit. Ai tha se pakti krijon mundësitë për vendet që të bashkojnë forcat për të trajtuar sfidat e mëdha si ndryshimet klimatike, inteligjenca artificiale, përshkallëzimi i konflikteve dhe rritja e pabarazisë dhe varfërisë.

Pakti u miratua të dielën në “Samitin e së Ardhmes”.

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Sergey Vershinin propozoi një amendament që do ta kishte zbutur ndjeshëm marrëveshjen. “Askush nuk është i kënaqur me këtë marrëveshje”, tha ai.

Por, rreth 143 vende, duke përfshirë 54 vendet e Afrikës, votuan për të mos ndërmarrë veprime për amendamentin e Rusisë. Vetëm gjashtë vende mbështetën Rusinë: Irani, Bjellorusia, Koreja e Veriut, Nikaragua, Sudani dhe Siria. Pesëmbëdhjetë vende abstenuan./voa

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!