Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën se Uashingtoni është i shqetësuar rreth njoftimeve për “aktivitet të pazakontë ushtarak nga ana e Rusisë”, pranë kufirit të këtij vendi (Rusisë) me Ukrainën.
Zoti Blinken shtoi se çdo veprim përshkallëzues ose agresiv përbën shqetësim për Shtetet e Bashkuara.
Uashingtoni po diskuton gjithashtu mënyrat për të garantuar një furnizim të sigurt me energji të Ukrainës, shtoi zoti Blinken, gjatë një komenti me në krah ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, pas një takimi në Departamentin e Shtetit./VOA