Uashingtoni do të shtojë përpjekjet në ditët në vijim për t’i dhënë fund luftës në Gaza pas vdekjes së Yahya Sinwar, ka thënë sekretari amerikan i shtetit.
Në një deklaratë, Antony Blinken deklaroi se udhëheqësi i Hamasit kishte “kundërshtuar përpjekjet” e SHBA-së për të mbyllur luftën përmes një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve “në shumë raste” në muajt e fundit.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, konfirmoi gjithashtu se SHBA-ja tani do të shtyjë përpara një propozim për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi./abcnews.al