Blinken: Rrjedhja e informacioneve nuk ka ndikuar në bashkëpunimin me aleatët dhe partnerët tanë

schedule15:45 - 15 Prill, 2023

schedule 15:45 - 15 Prill, 2023

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se rrjedhja e informacioneve të inteligjencës amerikane, të cilat përfshinin informacione të ndjeshme rreth luftës në Ukrainë nuk kanë ndikuar në bashkëpunimin me aleatët dhe partneritetet e sigurisë.

“Ne kemi qënë në kontakt me aletatët dhe partnerët tanë që kur ato dokumenta u bënë publike dhe e kemi bërë të qartë angazhimin tonë për të mbrojtur inteligjencën dhe angazhimin tonë ndaj partneriteteve tona të sigurisë,” tha Blinken.

“Ajo që kam dëgjuar deri më tani, është një vlerësim për hapat që po ndërmarrim dhe nuk ka ndikuar në bashkëpunimin tonë,” u tha Blinken gazetarëve.

Të enjten, FBI arrestoi anëtarin 21-vjeçar të Gardës Kombëtare Ajrore Jack Teixeira në lidhje me rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara amerikane.

Ai u akuzua për mbajtje dhe transmetim të paautorizuar të informacionit të mbrojtjes kombëtare, si dhe heqje të paautorizuar të informacionit të klasifikuar dhe materialeve të mbrojtjes.

CNN ka shqyrtuar disa nga dokumentet, të cilat zbulojnë informacione të ndjeshme në lidhje me dobësitë kryesore në mbrojtjen e Ukrainës, shkallën në të cilën SHBA-ja ka depërtuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe organizatën mercenare ruse grupi Wgner, dhe shkallën në të cilën SHBA-ja ka spiunuar armiqtë dhe aleatët, përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Një burim i afërt me Zelensky tha për CNN se disa nga planet ushtarake të Ukrainës tashmë janë ndryshuar për shkak të publikimit të dokumentave.

/abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!