Blinken: Qëllimi i Putinit nuk është t’i japë fund luftës

schedule10:19 - 22 Tetor, 2022

schedule 10:19 - 22 Tetor, 2022

Antony Blinken ka deklaruar se SHBA-ja do të vazhdojë bisedimet me Rusinë, por se çdo gjë varet nga interesi i presidentit Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës, sipas The Guardian.

Gjatë një konferencë për shtyp me ministren e jashtme franceze, Catherine Colonna, në Uashington Blinken tha:

“Ne nuk kemi parë asnjë provë për këtë. Përkundrazi, ne po shohim që Rusia është duke dyfishuar dhe trefishuar agresionin e saj”.

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin e mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, të premten. Pak detaje të bisedës janë bërë të ditura, por të dyja palët konfirmuan se kishin diskutuar për Ukrainën.

Pentagoni nuk pranoi të japë detaje të tjera por theksoi nevojën bisedime të vazhdueshme ne lidhje me luftën në Ukrainë. Blinken vuri në dukje sulmet e fundit të Rusisë mbi termocentralet dhe infrastrukturën tjetër civile në Ukrainë dhe mobilizimin e trupave të cilat ai i quajti të tmerrshme.

“Dallimi thelbësor është se ukrainasit po luftojnë për vendin, tokën, të ardhmen e tyre. Rusia nuk është dhe sa më shpejt që Presidenti Putin ta kuptojë këtë dhe të arrijë në atë përfundim, aq më shpejt do të jemi në gjendje t’i japim fund kësaj lufte”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!