SHBA nuk beson se Rusia i ka marrë seriozisht bisedimet për paqe. Kështu është shprehur pasditen e së martës Sekretari i Shtetit Antony Blinken.
Në një mbledhje senati ai citohet të ketë thënë: “SHBA nuk ka parë ende ndonjë shenjë se Vladimir Putin e ka seriozisht në lidhje me negociatat e rëndësishme në konfliktin ukrainas.”
Kujtojmë se ndërsa Ukraina i ka pezulluar negociatat pas masakrës në Bucha dhe në disa zona të tjera të vendit, nga Rusia janë shprehur shpesh se negociatat vijojnë ndërsa nuk është përjashtuar as mundësia për një takim Putin-Zelenskyy. /abcnews.al/