Blinken pritet të udhëtojë në Kinë, vizita e parë e një zyrtari amerikan që nga 2018

schedule12:27 - 17 Janar, 2023

schedule 12:27 - 17 Janar, 2023

Kina do të mirëpresë sekretarin amerikan të shtetit, sipas një deklaratë të zëdhënësit të ministrisë së jashtme kineze në një konferencë për shtyp.

“Kina mirëpret vizitën e Ministrit të Jashtëm Blinken, Kina dhe SHBA janë tani në bisedime rreth marrëveshjeve specifike”, tha Wang Wenbin në përgjigje të një raporti të medias amerikane se  Blinken  do të vizitonte Kinën më 5 shkurt.

Kina shpreson gjithashtu që SHBA-ja të tregojë një pikëpamje të qartë për vendin, të mbështesë dialogun në vend të konfrontimit dhe të ndërmarrë veprime reciproke të dobishme, vuri në dukje Wang.

Sipas Politico, Blinken  do të takohet në Pekin me homologun e tij, ministrin e Jashtëm kinez  Qin  Gang , në datat 5-6 shkurt.  Vizita e Blinken  në Kinë do të jetë e para e një sekretari amerikan të shtetit që nga tetori 2018, kur  Mike  Pompeo  nën  administratën Trump  u takua me ministrin e atëhershëm të Jashtëm kinez  Wang  Yi  në Pekin.

Konfirmimi i vizitës nga Kina pason një takim në nëntor midis presidentëve amerikanë  Joe  Biden  dhe  Xi Jinping të Kinës  gjatë  samitit të G20  në Bali, Indonezi. Të dy udhëheqësit u zotuan për bisideme të vazhdueshme në një kohë  mosmarrëveshjesh midis dy vendeve për Tajvanin, të drejtat e njeriut, pushtimin rus të Ukrainës dhe çështjet ekonomike.

Të dy udhëheqësit ranë dakord që Blinken  do të vizitonte Kinën për të vazhduar bisedimet, sipas Shtëpisë së Bardhë, megjithëse nuk u caktua një datë specifike për në atë kohë.

Muajin e kaluar një delegacion zyrtarësh të rangut të lartë të SHBA-së zhvilloi bisedime me zëvendësministrin e jashtëm kinez  Xie  Feng në  Langfang , një qytet afër Pekinit, për të diskutuar  vizitën e Blinken , sipas Departamentit të Shtetit të SHBA.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!