Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Hamasi “po rrezikon të gjithë, duke fshehur civilë në spitale, shkolla dhe rezidenca”. Duke folur për kanalin amerikan të lajmeve ABC të enjten, Blinken u pyet nëse ishte i sigurt se kishte qendra komandimi në tunelet nën spitalin Al-Shifa. Ai me vendosmëri tha: “Po”.
Ai u pyet gjithashtu nëse SHBA-të e mbështesin Izraelin që të marrë kontrollin e Gazës pas përfundimit të luftës, Blinken u përgjigj se jo.
“Nuk mund të ketë një ri-pushtim të Gazës nga Izraeli. Ashtu si Gaza nuk mund të vazhdojë të përdoret si një platformë për të nisur sulme terroriste. Ne duhet të ecim përpara aty ku palestinezët kanë të drejta politike dhe ata kanë aftësinë për të qeverisur veten në shtetin e tyre”, theksoi Blinken.
/abcnews.al