Blinken në Lindjen e Mesme: Do të përmirësojmë raportet me palestinezët

schedule08:34 - 26 Maj, 2021

schedule 08:34 - 26 Maj, 2021

SHBA ka premtuar të përmirësojë raportet me palestinezët duke rihapur një konsullatë në Jeruzalem dhe të ndihmojnë në rindërtimin e Rripit të Gazës të shkatërruar nga konflikti.

Komentet e Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken erdhën pasi u takuan me udhëheqësit palestinezë në Bregun Perëndimor të okupuar.

Ai gjithashtu u takua me kryeministrin e Izraelit në Jeruzalem, duke premtuar “angazhimin e hekurt të Amerikës për sigurinë e Izraelit”.

Më shumë se 250 njerëz u vranë në 11 ditë luftime midis militantëve të Gazës dhe Izraelit në fillim të këtij muaji. Shumica dërrmuese e viktimave ishin në Gaza.

Blinken shkroi në Twitter se diskutoi “thellimin e partneritetit të Amerikës me palestinezët” gjatë bisedimeve të tij të martën me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas dhe Kryeministrin Mohammad Shtayyeh në Ramallah.

Ai premtoi të përparonte procesin e rihapjes së konsullatës amerikane në Jeruzalem që kishte shërbyer si kanali i tij diplomatik për palestinezët.

Konsullata u mbyll nga paraardhësi i Presidentit Joe Biden, Donald Trump në vitin 2019, duke zemëruar palestinezët dhe duke acaruar marrëdhëniet dypalëshe. Ish presidenti i vuri palestinezët nën autoritetin e ambasadorit të tij në Izrael kur zhvendosi ambasadën nga Tel Aviv në Jeruzalem. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!