Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do të vizitojë Korenë e Jugut, Japoninë dhe Francën me radhë gjatë pesë ditëve të ardhshme (4-9 Janar).
Departamenti i Shtetit tha se kryediplomati do të vizitojë Seulin në mes të krizës politike që ka përfshirë vendin, ku autoritetet nuk kanë arritur të ekzekutojnë urdhër arrestin për presidentin e rrëzuar Yoon Suk Yeol në lidhje me përpjekjen për të vendosur ligjin ushtarak më 3 dhjetor.
“Blinken do të takohet me zyrtarë të lartë të qeverisë së Koresë së Jugut për të diskutuar mënyrat për të forcuar përpjekjet për të promovuar një rajon Indo-Paqësor të lirë, të hapur dhe të begatë, si dhe kontaktet trepalëshe me Japoninë,” tha Departamenti i Shtetit.
Në Francë, Sekretari amerikan i Shtetit do të diskutojë sfidat në Lindjen e Mesme dhe Evropë, mes përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës./abcnews.al