Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbështetur mbrëmjen e së enjtes deklaratat e bëra më herët nga presidenti amerikan Joe Biden për liderin rus Vladimir Putin.
Blinken tha se ai bie dakord me presidentin Biden se në Ukrainë janë kryer krime lufte. Ai shtoi se ekspertët amerikanë janë në proces të dokumentimit dhe vlerësimit të krimeve të mundshme të luftës në vend.
Sekretari i Shtetit shtoi po ashtu se e ka “të vështirë të dalë në përfundimin se rusët po veprojnë ndryshe” pas shkatërrimit të mbjellë gjatë javëve të fundit. Blinken shton se ai nuk ka parë ndonjë përpjekje domethënëse nga Rusia për ta sjellë luftën në një përfundim përmes diplomacisë.
Sipas tij, deri më tani, Rusia nuk ka treguar ndonjë gatishmëri për t’i dhënë fund luftës përmes diplomacisë. /abcnews.al/