Blinken mbërrin në Moldavi mes tensioneve me Rusinë

schedule14:25 - 29 Maj, 2024

schedule 14:25 - 29 Maj, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken mbërriti të mërkurën në kryeqytetin moldav Kishinau, ndalesa e parë në një turne të shkurtër europian që synon të konsolidojë mbështetjen perëndimore për Ukrainën, aleatët e NATO-s dhe vendet në rajon.

Vizita zyrtare e diplomatit të lartë amerikan vjen ndërsa Ukraina përpiqet të shmangë intensifikimin e sulmeve ruse në lindje dhe presidenti rus Vladimir Putin paralajmëron se lejimi i Kievit të përdorë armë perëndimore për të goditur brenda Rusisë mund të shkaktojë konflikt global.

Në Kishinau, Blinken do të takohet me presidenten pro-BE Maia Sandu dhe zyrtarë të tjerë të lartë moldavë.

Zyrtarët amerikanë thanë se ish-republika sovjetike prej 2.5 milionë banorësh, e cila kufizohet me Ukrainën, po përballet me presionin nga Moska për të rritur ndikimin rus.

Moldavia dënoi pushtimin rus të Ukrainës, vendosi synimet e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe ka reduktuar varësinë e saj nga gazi rus.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!