Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Jordani ku do të takohet me mbretin Abdullah dhe presidentin e Palestinës, Mahmud Abbas.
Blinken mbërriti në Izrael të enjten për të treguar mbështetjen e SHBA-së ku pati takime me kryeministrin izraelit, shkruan Al Jazeera.
Blinken do të vizitojë gjithashtu Katarin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjiptin.