Blinken konfirmon paketën e re të ndihmës për Ukrainën

schedule10:59 - 21 Maj, 2023

schedule 10:59 - 21 Maj, 2023

Në një deklaratë të re, Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken konfirmoi paketën e radhës për Ukrainën që përfshin armë. Presidenti Biden tha më herët se paketa ishte me vlerë 375 milionë dollarë.

“Kjo paketë përfshin municione shtesë për sistemet raketore, municione artilerie, armë antitank, automjete të blinduara, kamionë dhe rimorkio për transportimin e pajisjeve të rënda, pjesë këmbimi dhe pajisje të tjera në terren thelbësore për forcimin e Ukrainës në fushën e betejës.

“Rusia mund t’i japë fund luftës së saj sot. Derisa Rusia ta bëjë këtë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë do të qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën, për aq kohë sa të jetë e nevojshme.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!