Blinken i drejtohet Izraelit: Përshkallëzimi i konfliktit me Libanin vështirëson kthimin e civilëve

schedule11:13 - 27 Shtator, 2024

schedule 11:13 - 27 Shtator, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken iu drejtua Izraelit duke thënë se përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit që përfshin Libanin vetëm do ta bëjë më të vështirë për kthimin e civilëve në shtëpi, në të dy anët e kufirit, sipas një njoftimi të Departamentit të Shtetit.

Ndërkohë Izraeli hodhi poshtë thirrjet për një armëpushim me grupin militant Hezbollah.

Pavarësisht qëndrimit të Izraelit, SHBA dhe Franca propozuan një armëpushim 21-ditor dhe thanë se bisedimet po vazhdonin, përfshirë ato që u mbajtën në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

/abcnews.al