Blinken flet në Bruksel: Sanksionet e naftës ndaj Rusisë nuk janë jashtë tryezës

schedule20:41 - 4 Mars, 2022

schedule 20:41 - 4 Mars, 2022

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ndodhet në Bruksel, ndërsa u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

I pyetur nga BBC nëse SHBA po shqyrton sanksione energjetike kundër Rusisë, Blinken tha se “asgjë nuk është jashtë tryezës”. Megjithatë, ai shtoi se nuk është në interesin e SHBA-së të shkurtojë furnizimin global me energji, pasi kjo do të çonte në rritje të çmimit të naftës.

“Ne kemi një interes të fortë në degradimin e energjisë ruse dhe reduktimin e varësisë nga energjia ruse në terma afatgjatë”, theksoi ai.

I pyetur se sa kohë do të zgjaste pasi raketat ruse po bien në Ukrainë, ai tha: “Unë nuk do të vendos një kornizë kohore për të”. /abcnews.al