Blinken do të vizitojë Kinën në prill

schedule11:48 - 21 Prill, 2024

schedule 11:48 - 21 Prill, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken do të udhëtojë në Kinë javën e ardhshme, nga 24 deri më 26 prill, për bisedime mbi Lindjen e Mesme, Ukrainën dhe situatën në Detin e Kinës Jugore, njoftoi sot Departamenti i Shtetit .

Bisedimet kanë për qëllim “forcimin e kanaleve të komunikimit dhe zvogëlimin e rrezikut të konfliktit,” tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Në nëntor, presidenti i SHBA Joe Biden dhe homologu i tij kinez Xi Jinping u takuan në Kaliforni pas një viti pa kontakt. Bisedimet mes anëtarëve të të dy qeverive pasuan në nivelin më të lartë.

Në fillim të këtij muaji, Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen udhëtoi në Kinë për t’u takuar me përfaqësues të kompanive amerikane dhe anëtarë të qeverisë kineze.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!