Sekretari i shtetit amerikan është takuar sot me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes ukrainase, për të diskutuar luftën dhe mbrojtjen e mëtejshme të Ukrainës.
Në një mesazh në Twitter, Anthony Blinken ka shprehur mbështetjen për Ukrainën në përmbushjen e nevojave humanitare, të sigurisë dhe ekonomike.
.@SecDef and I met with Ukraine Foreign Minister @DmytroKuleba and Defense Minister @oleksiireznikov today. We pledged continued support to meet Ukraine’s humanitarian, security & economic needs as President Putin’s full-scale invasion enters its second month. #UnitedWithUkraine
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) March 26, 2022
“Sot u takova me ministrin e jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba dhe ministrin e mbrojtjes Oleksii Reznikov. Ne premtuam mbështetje të vazhdueshme për të përmbushur nevojat humanitare, të sigurisë dhe ekonomike të Ukrainës ndërsa vendi po hyn në muajin e dytë të luftës,” përfundoi Blinken.
/abcnews.al