Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken njofton për sanksione të reja dhe ndalesa për marrje vizash drejt ShBA-së për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar.
Zyrtari amerikan i ka dhënë këto detaje me anë të një postimi në twitter, në ditën ndërkombëtare anti-korrupsion.
“Në ditën ndërkombëtare Anti-Korrupsion, ShBA-ja do të vendosë sanksione dhe ndalesa vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë. Së bashku ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë”, ka shkruar Blinken.
On International Anti-Corruption Day, the United States is imposing sanctions and visa restrictions on 11 corrupt current and former officials. Together, we can combat corruption and promote accountability and good governance. #IACD2021
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) December 9, 2021
Kujtojmë se Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit ka targetuar rrjetet e korrupsionit disa shtete të evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviçin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë. g.v/abcnews.al