Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se do të ketë një Ukrainë të pavarur për “shumë më gjatë” sesa do të jetë një Vladimir Putin, gjatë një interviste në CNN.
“Para së gjithash, do të ketë një Ukrainë të pavarur shumë më gjatë se sa do të ketë një Vladimir Putin. Në një mënyrë ose në tjetrën, Ukraina do të jetë atje dhe në një moment Putin nuk do të jetë”, tha Blinken.
Gjithashtu ai theksoi se SHBA po përpiqet të parandalojë sa më shumë vdekje dhe shkatërrim që të jetë e mundur tani.
“Pyetja e vërtetë është se sa vdekje dhe shkatërrim është shkaktuar nga agresioni rus ndërkohë, dhe kjo është ajo që ne po punojmë sa më shumë që të mundemi për të kufizuar, për të ndaluar, për t’i dhënë fund luftës së zgjedhur që Rusia po kryen.”, tha Blinken.
Ndërsa shtoi se shpresa e tij është se vdekja dhe shkatërrimi mund të marrin fund “më herët se sa vonë”. /Abcnews.al/