Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka dënuar veprimin e Rusisë për njohjen e pavarsisë së zonave separatiste.
“Veprimi i Rusisë për të njohur pavarësinë e të ashtuquajturave republika të kontrolluara nga pro-rusët është një akt i parashikueshëm dhe i turpshëm.
Russia’s move to recognize the “independence” of so-called republics controlled by its own proxies is a predictable, shameful act. We condemn them in the strongest possible terms and #StandWithUkraine, as I told Foreign Minister @DmytroKuleba tonight.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) February 22, 2022
Ne dënojmë veprimet e Rusisë, dhe do të qëndrojmë pranë Ukrainës”, përfundoi Blinken.
Rikujtojmë se ditë e djeshme presidenti rus Vladimir Putin njohu si të pavarura dy rajone separatiste në Ukrainën lindore, Donetsk dhe Luhansk. Në një fjalim të gjatë Putin e përshkroi Ukrainën si një pjesë integrale të historisë së Rusisë dhe tha se Ukraina lindore ishte tokë e lashtë ruse dhe se ai kishte besim se populli rus do ta mbështeste vendimin e tij.
Ky vendim i papritur si duket do të përshkallëzojë krizën që Perëndimi druhet se do të shkaktojë një luftë madhore. Lëvizja e Moskës vë në rrezik përpjekjen e minutës së fundit për një takim të mundshëm me presidentin amerikan Joe Biden për të parandaluar një sulm rus ndaj Ukrainës.
/abcnews.al