Blinken bisedë me kreun e forcave të armatosura sudaneze: Lufta në Sudan duhet të marrë fund

schedule07:08 - 29 Maj, 2024

schedule 07:08 - 29 Maj, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e ushtrisë sudaneze , gjeneralin Abdel Fattah al-Burhan.

Në fokus të bisedimeve ishte rifillimi i negociatave të paqes me paraushtarakët dhe në sfondin e betejat e ndezura në El Faser, në Darfur.

Ministri dhe kreu i juntës ushtarake sudaneze diskutuan gjithashtu domosdoshmërinë për t’i dhënë fund luftës në Sudan dhe lejimin e aksesit të papenguar humanitar, duke përfshirë aksesin ndërkufitar, në mënyrë që të lehtësohen vuajtjet e popullit sudanez.

“Blinken “iu referua rifillimit të negociatave në Jeddah dhe nevojës për të mbrojtur civilët dhe për të de-përshkallëzuar armiqësitë në El Fasher, (në shtetin) e Darfurit të Veriut,” thuhej në reagimin zyrtar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!