Blinken: 1500 amerikanë vazhdojnë të jenë në Afganistan

schedule22:52 - 25 Gusht, 2021

schedule 22:52 - 25 Gusht, 2021

Shtetet e Bashkuara kanë evakuuar të paktën 4,500 shtetas amerikanë dhe familjarë të tyre nga Afganistani që nga mesi i muajit gusht, bëri të ditur të mërkurën Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Zoti Blinken tha në një konferencë shtypi se nuk kishte asnjë afat lidhur me përpjekjet për të ndihmuar njerëzit që duan të largohen nga Afganistani, qofshin ata amerikanë apo edhe të tjerë, dhe se këto përpjekje do të vazhdojë “për aq kohë sa të duhet”, siç tha ai.

Zoti Blinken tha se sipas një analize, në momentin që Shtetet e Bashkuara filluan përpjekjet për evakuim, në Afganistan kishte rreth 6,000 qytetarë amerikanë që donin të largoheshin. Numri i atyre që mbetet e me të cilët mbahen kontakte është rreth 1 mijë.

Për sa i takon personave të mbetur, të cilët mund të jenë amerikanë që po kërkojnë të largohen nga Afganistani, ne po i kontaktojmë në mënyrë agresive shumë herë në ditë, përmes kanaleve të shumta të komunikimit“, tha zoti Blinken.

Nga kjo listë prej rreth 1500 mijë vetësh ne besojmë se numri i amerikanëve që kërkojnë në mënyrë aktive ndihmë për t’u larguar nga Afganistani është më i ulët, e ka të ngjarë të jetë dukshëm më i ulët“, tha ai, duke paralajmëruar vazhdimisht se shifrat mund të ndryshojnë shpesh.

Zoti Blinken tha gjithashtu se 45 deri në 46 për qind e rreth 82,000 njerëzve që janë evakuuar deri tani, kanë qenë gra e fëmijë.

Vendet perëndimore po përshpejtojnë përpjekjet për evakuim nga Afganistani ndërsa ka mbetur më pak se një javë nga përfundimi i afatit për largimin e të gjitha trupave të huaja. Zyrtarët perëndimore kanë pranuar se shumë afganë që i kanë ndihmuar ata gjatë luftës 20 vjeçare atje, do të lihen nën sundimin e talebanëve, pa e ditur se çmund të ndodhë me ta.

Megjithëse fluturimet do të zgjasin deri të martën (31 gusht), në dy ditët e fundit ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se do të zhvendosë vëmendjen e saj nga ndihma për të evakuuar civilë, tek evakuimi i trupave të veta./ VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!