Blindohet gjykata, i dënuari për vrasje kërkon ulje dënimi

schedule12:55 - 31 Tetor, 2018

schedule 12:55 - 31 Tetor, 2018

Një i dënuar për vrasje ka detyruar policinë të blindojë gjykatën e Korçës. Bëhet fjalë për Armando Musain i dënuar me 25 vjet burg për një vrasje në Elbasan. Musai ka kryer 23 vite burg dhe i kërkoi gjykatës ulje të dënimit.

Por policia nga frika e hakmarrjes mori masa të rrepta në gjykatë. Seanca u shty për një ditë tjetër dhe sipas burimeve kjo u bë për shkak sigurie. Aktualisht Armando Musai po kryen dënimin në burgun e Drenovës. Atij i kanë mbetur vetëm dy vjet burg nga dënimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!