FNSH po ushtron kontrolle në të gjithë qytetin e Elbasanit. Gazetari i Abc, Aldo Kozarja raporton se në këtë operacion po marrin pjesë edhe Forcat Operacionale dhe Forcat Shqiponja, të cilët kanë ngritur së paku 3 postblloqe.
Objektivi kryesor i këtij operacioni mësohet se është kontrolli i makinave luksoze, kapja e personave të shpallur në kërkim dhe persona të skeduar më parë nga policia.
Sipas burimeve ky operacion ka nisur që mbrëmjen e djeshme, ku janë kontrolluar dhe shoqëruar disa persona në disa ambiente, të cilët policia dyshon që luhen lojëra fati.
Aktualisht ne Elbasan janë stacionuar dy grupe FNSH, ku një grup do të qëndroj në postbllok dhe grupi tjetër do të patrullojë në qytet i shoqëruar nga “Shqiponjat”. Postblloqet e ngritura ndodhen në Bradashesh dhe tek kthesa e quajtur “Kadiu”. /abcnews.al/