Gjykata e posaçme ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg Klodian Kapidanin për akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Për shkak se procesi ndaj Kapidentit është zhvilluar me gjykim të shkurtuar ai përfitoi ulje të dënimit me të tretën.
Kapidani u gjet fajtor nga gjykata pas hetimeve të prokurorisë ku rezultoi se i premtonte qytetarëve të Kavjës shuma monetare dhe vënde të ndrsyhme pune për të votuar në favor të kandidatit të koalicoinit “ Bashkë Fitojmë”, në zgjedhjet lokale për bashkinë e Kavajës.
Kapedani u artrestua pak ditë pas zgjedhjeve të majit, pasi rezulton se në iu premtonte qytetarëve të ndryshëm punësim dhe para me qëllim që të merrnin pjesë në zgjedhjet për kreun e bashkisë së Kavajës dhe të votonin në favor të kandidatit Fisnik Qosja.
Sipas hetimeve Kapidani nuk biosedonte në telëfon për shumat monetare dhe premtimet për punësim por organizonte takime në ambiente të ndryshme. Ai u arrestua në qershor të vitit të kaluar në qytetin e Kavajës, ndërsa është hetuar dhe gjykuar në masën e arrestit shtëpiak./abcnews.al