Bleu 1 mijë euro drogë dhe nuk e pagoi, shqiptari merret peng dhe rrihet nga 4 bashkëkombës në Itali

schedule21:00 - 4 Maj, 2022

schedule 21:00 - 4 Maj, 2022

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi kanë rrëmbyer, rrahur dhe grabitur një shqiptar tjetër.

Mediet italiane shkruajnë se dy shqiptarët me banim në Xhenova, një 27 dhe tjetri 30 vjeç janë arrestuar me akuzën e grabitjes, rrëmbimit dhe zhvatjes  të kryer ndaj një të riu.

Arrestimet erdhën në përfundim të një aktivitetit hetimor kompleks të kryer nga karabinierët.

Sipas provave të grumbulluara nga karabinierët, të dy, së bashku me dy vëllezër të tjerë shqiptarë 30 dhe 33 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim, janë përgjegjës për krimet e rënda të rrëmbimit, grabitjes dhe zhvatjes ndaj një bashkëkombësi të tyre.

Hetimi nisi me denoncimin e shqiptarit, i cili  dhjetorin e kaluar pësoi një sulm të dhunshëm nga të dyshuarit teksa ecte në qendër të Loanos.

Hetimet e mëvonshme dhe marrja në pyetje e disa dëshmitarëve lejuan zbardhjen e kësaj çështjeje.

I riu, në vitin 2017 kishte blerë një mijë euro marijuanë nga grupi kriminal, por për shkak të problemeve ligjore nuk e kishte paguar plotësisht. Dyshohet se kjo çështje solli lindjen e një sërë episodesh zhvatjeje që kulmuan me rrëmbimin dhe sulmin.

Dy të arrestuarit u transferuan në burgun e Xhenovas.

Procedura gjyqësore dhe hetimore është ende në fazën paraprake, në pritje të një vendimi përfundimtar nga Autoriteti Gjyqësor për përgjegjësitë e dy të arrestuarve./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!