Bletët sulmojnë kortezhin e funeralit, një i vdekur dhe 4 të lënduar në Indi

schedule13:59 - 14 Gusht, 2023

schedule 13:59 - 14 Gusht, 2023

Një ceremoni mortore në Indi është mbyllur në mënyrë tragjike, pasi një tufë bletësh kanë vrarë një burrë dhe kanë lënë katër të tjerë kanë mbetur të lënduar  pasi sulmuan kortezhin e funeralit.

Viktima Bondar Singh ishte pjesë e një grupi vajtuesish pjesë e një kortezhi në fshatin Kherëa të shtetit Madhya Pradesh, kur u sulmua për vdekje nga bletët. Kolonia e tërbuar e bletëve ndoqi turmën, duke shkaktuar kaos me dhjetëra njerëz që përpiqeshin të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Përgjegjësi i stacionit të policisë së rrethit konfirmoi vdekjen e Singh pas incidentit. Sipas CDC, mesatarisht 62 persona në SHBA vdesin çdo vit nga pickimi i bletëve, dhe grerëzave. Agjencia thekson se 80 për qind e viktimave janë meshkuj.

/abcnews.al