Bletërritësit e Kukësit/ Mbi 20 vite punë dhe pasion: Ka edhe vështirësi, por nuk na stepin

schedule20:42 - 4 Nëntor, 2023

schedule 20:42 - 4 Nëntor, 2023

Urim Loka ka mbi 20 vite që një pjesë të mirë të ditës e kalon duke u kujdesur për bletët. Pranë shtëpisë së tij në fshatin Malqene të Kukësit ka mbi 50 koshere. Është një punë që e bën jo vetëm nga nevoja për të siguruar ca të ardhura më tepër por edhe nga pasioni e dashuria për këtë insekt kaq shumë të rëndësishëm për njerëzimin.

Ai tregon se vështirësitë janë të shumta. Nisin që nga shtrenjtimi i materialeve që shërbejnë për kujdesin ndaj bletëve e deri te pesticidet që përdorin fermerët që rrezikojnë jetën e bletëve.

Këtë vit kushtet atmosferike nuk favorizuan prodhimin por Urimi thotë se çmimin e kanë mbajtur të njëjtë me vitin e shkuar. Tregojnë se mjalti ka vlera kurative e cilësi të mirë.

Në mes të bletëve i kalon ditët edhe Mustaf Caka, një tjetër banor i fshatit Malqene. Ai ka me pak koshere e thotë se prodhimin e përdor vetëm për konsum familjarë. Edhe ai po ashtu ngre shqetësimin e prodhimit të pakët këtë vit. Megjithatë vështirësitë nuk ua zbehin pasionin e përkushtimin, të dy si Urimi dhe Mustafa thonë se do të përkujdesen për bletët derisa të kenë frymë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!