Blero dhe Afrona i dhanë fund martesës, ish gruaja Teuta Krasniqi flet për ndarjen e tyre

schedule20:02 - 21 Tetor, 2022

schedule 20:02 - 21 Tetor, 2022

Aktorja e njohur, Teuta Krasniqi ka folur për herë të parë për ndarjen e Blero Muharremit dhe Afrona Dikës. Në një intervistë, aktorja, e cila ka qenë e martuar me këngëtarin dhe me të cilin ka një vajzë, tha se ndjen keqardhje por janë arsyet e ndryshme që të shtyjnë drejt një vendimi të tillë.

“Nuk e di sa jam unë në pozitë për ta komentuar, jo vetëm kjo, por secila ndarje, një çift që ka qenë bashkë…Shikoni askush nuk martohet për t’u ndarë. Ajo vjen shpesh me arsye më të mëdha, nganjëherë me arsye më të vogla që dinë të bëhen të mëdha.”, tha Teuta për “Mirage” duke shtuar më tej:

“Kur sheh që një çift që ndahet, të gjithë ndiejnë keqardhje. Ndonjëherë pas asaj keqardhje duhet të shihen anët pozitive. Nganjëherë është më mirë më herët sesa vonë dhe krejt çfarë mund të them si njeri i tretë, sepse në mënyrë indirekte jetët tona janë ndërlidhur, është ishalla kanë shëndetin.”

Ja si “reaguan” Blero Muharremi dhe Afrona Dika pas lajmeve se i dhanë fund martesës – Balkanweb.com – News24

Martohen Blero dhe Afrona Dika, pamje nga ceremonia martesore - Telegrafi

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!