Blerje, rinovime dhe largime, bardheblutë “rikonstrukturojnë” skuadrën

schedule13:47 - 8 Qershor, 2023

schedule 13:47 - 8 Qershor, 2023

Pasi zyrtarizoi dy goditjet e para në merkaton e verës, Tirana vazhdon punën për plotësimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm që nis në korrik me impenjimin në fazën eliminatore të Konferencë Ligës. Kaina Nunes dhe Gentian Selmani ishin dy prurjet e reja, ndërsa të tjerë pritet të vendosen në dispozicion të trajnerit Orges Shehi.

Të shumtë janë emrat që afrohen me bardheblutë, disa prej tyre që spikatën në sezonin e fundit të Superligës. Gjithsesi, drejtuesit e Tiranës nuk duan të shpejtojnë, pasi duhet t’I bëjnë llogaritë edhe me largimet e mundëshme.

Disa lojtarë duhet të fimosin rinovimet, ndërsa të tjerë si Florent Hasani kanë oferta të rëndësishme nga jashtë Shqipërisë. Golashënuesi më i mirë i Superligës mund të largohet për një shumë të konsiderueshme, ashtu siç ka ndodhur edhe në të shkuarën me yjet bardheblu.

Por një gjë është e sigurtë. Tirana pritet të jetë një kantier ndërtimi në javët e ardhshme, kur Orges Shehi duhet të ketë idetë e qarta për skuadrën që do të ketë në Europë dhe mbi të gjitha atë që do të synojë rikthimin te titulli kampion në Superligë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!