Blerja e energjise për tetorin

schedule12:02 - 24 Shtator, 2017

schedule 12:02 - 24 Shtator, 2017

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po parashikon që të përdorë një fond nga 5 deri në 12 milionë euro për blerje të energjisë për muajin tetor.
Nevoja energjitike për tetorin është 80 mijë megavatorë, ndërsa shifra financiare që do përdoret, do të varet nga negociatat që do realizohen me subjektet, me çmimet e tregjeve ndërkombëtare si dhe në varësi të blerjes së energjisë nga KESH.
Ç’ka shpresohet është që KESH të ketë mundësinë e prodhimit të një sasie të mjaftueshme të energjisë, si dhe të lëvrohet kësti i dytë i kredisë së Bankës Botërore, në vijim të blerjes së parë që u bë në muajin shtator.
Për muajin shtator OSHEE shpenzoi 20 milionë euro për blerjen e energjisë.
Situata e energjisë në vend është sfiduar nga stina e thatë e verës dhe OSHEE ka blerë rreth 80 milionë euro energji për tre mujorin korrik-shtator.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!