Mitingjet, gjobitet me 5 milionë lekë ministri Blendi Klosi

schedule13:08 - 12 Shkurt, 2021

schedule 13:08 - 12 Shkurt, 2021

Ministri i Turizmit Blendi Klosi është gjobitur me 5 milionë lekë të vjetra për thyerje të masave anti-covid. Policia e Beratit e ka gjobitur ministrin pasi ka organizuar një takim  në kundërshtim me masat anticovid.

Po ashtu, me 1 milionë lekë të vjetra u gjobit edhe pronari i biznesit që lejoi organizimin e takimit në ambientet e biznesit të tij.

Kujtojmë se një ditë më parë me 5 milionë lekë është gjobitur edhe ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari pasi kishte organizuar një takim elektoral në ambientet e një biznesi në Maliq.

Po ashtu, gjoba kanë marrë edhe dy administratorë lokaleesh në Divjakë pasi lejuan zhvillimin e takimeve elektorale nga përfaqësues të PD-së. sb/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!