Blendi Fevziu zbulon sa vende të botës ka vizituar

schedule15:36 - 22 Maj, 2022

schedule 15:36 - 22 Maj, 2022

Gazetari i njohur, Blendi Fevziu ka spikatur gjithmonë për stilin e tij të jetesës. Ai udhëton shumë dhe kjo ngjallë gjithmonë kuriozitet te publiku.

Së fundmi, Blendi ka zbuluar sesa shtete të botës ka vizituar. Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar se bëhet fjalë për plot 130 vende të botës. Pra, Fevziu ka shkelur në shtete që mbulojnë 82.9 % të territorit të globit.

“Sa vende te botes ke vizituar e sa te kane mbetur ende? Kjo eshte pyetja qe me bejne thuajse perdite e sidomos pas cdo udhetimi. Qe mos te kthej pergjigje individuale po i referohem aplikacioneve Mark O’Travel ose Been. Kam vizituar 130 vende te botes (118 vende anetare te OKB dhe 12 vende qe nuk jane ulur ende atje si Kosova, Palestina, Qipro Turke etj. Sipas aplikacioneve te mesiperme sic duket edhe ne harten qe kam publikuar kam shkelur ne shtete qe mbulojne 82.9% te territorit te globit. Por mbeten ende shume… pothuajse edhe nje here kaq”, ka shkruar ai./abcnews.al