13 tetori është një ditë e veçantë në familjen e moderatorit shumë të dashur nga publiku, Blendi Fevziu. Kjo pasi vajza e tij e madhe, Mishel feston ditëlindjen dhe nuk kishte se si të mungonte një urim nga i ati.
Ky i fundit ka publikuar në rrjetet sociale një foto, në të cilën shfaqet shumë i qeshur bashkë me Mishel në Vatikan.
“Gëzuar ditëlindjen Mishel”, ka shkruar Fevziu krahas fotos, ndërkohë që urimet kanë qenë të shumta.
Kujtojmë që pak kohë më parë gjatë një interviste në “ABC e Mëngjesit”, moderatori ka rrëfyer se me vajzat ka një marrëdhënie të ndryshme, pasi edhe mosha e tyre nuk është e njëjtë.
“Nuk e kam pasur shqetësimin për një djalë. Kur mora vesh që ishte gocë u gëzova se goca e madhe do kishte një shoqe jete. Marrëdhëniet e tyre janë shumë të mira se kanë 13 vite diferencë me njëra-tjetrën. E madhja e shikon si lodër, e vogla e shikon si një gjë normale, nuk kanë probleme. Me gocën e madhe nuk kam pasur shumë kohë të jem me të. Me të voglën mundohem t’i kushtojë edhe më shumë kohë, ndoshta edhe për shkak të moshës”, tregoi Blendi./abcnews.al