Blendi Fevziu flet për marrëdhënien me të bijat: Si u ndjeva kur mësova që fëmija i dytë ishte vajzë

schedule10:35 - 5 Shtator, 2022

schedule 10:35 - 5 Shtator, 2022

Blendi Fevziu është një nga personazhet më të dashur nga publiku shqiptar. Ai është prind i dy vajzave dhe ndonëse është i rezervuar për jetën private, herë pas herë ndan foto me të bijat.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Fevziu ka treguar se nuk e ka pasur shqetësimin për të pasur një djalë, madje kur ka zbuluar se fëmija i dytë është vajzë është gëzuar pa masë.

Nuk e kam pasur shqetësimin për një djalë. Kur mora vesh që ishte gocë u gëzova se goca e madhe do kishte një shoqe jete. Marrëdhëniet e tyre janë shumë të mira se kanë 13 vite diferencë me njëra-tjetrën. E madhja e shikon si lodër, e vogla e shikon si një gjë normale, nuk kanë probleme. Me gocën e madhe nuk kam pasur shumë kohë të jem me të. Me të voglën mundohem t’i kushtojë edhe më shumë kohë, ndoshta edhe për shkak të moshës”, tha gazetari.

LEXO EDHE: “Kam vizituar 134 vende të botës”, Blendi Fevziu zbulon kush e shoqëron në udhëtime

Më tej, sa i përket emisionit “Opinion”, i cili ka 26 vite në transmetim, Fevziu ka thënë që ka të ftuar që nuk i pëlqejnë, por i shërbejnë temës së caktuar.

Ka të ftuar që nuk më pëlqejnë. Unë asnjë nuk ka që nuk marr. Çdo të ftuar do e marr, është në bazë të interesit të emisionit, edhe po të më kenë sharë, edhe po të mos i dua, do i ftoj”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!