Skuadra e Teutës ka konfirmuar trajnerin Bledi Shkëmbi edhe për sezonin e ardhshëm. Vendimi u mor pasi durrsakët arritën objektivin primar, pjesëmarrjen në Europë.
Bledi Shkëmbi do të vijoë të drejtojë skuadrën e Teutës të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit durrsak kanë vendosur të vijojnë bashkëpunimin me trajnerin aktual edhe për sezonin e ardhshëm. Shkëmbi ia doli të dërgojë skuadrën në kupat e Europës, duke siguruar objektivin primar të skuadrës.
Trajneri do të vijojë punën për të përgatitur skuadrën në prag të ndeshjeve eleminatore në Europa League, ku skuadra pritet të pasurohet financiarisht. Trajneri i Teutës gjeti gjuhen e përbashkët me drejtuesit e skuadrës për të vijuaer të paktën edhe sezonin e ardhshëm për projektin e nisur verën e kaluar.
Merkatoja e skuadres durrsake pritet të jetë e nxehtë në rast se skuadra ka sukses rrugëtimin në Europa League. Teuta zhvilloi një sezon pozitiv duke u renditur në vendin e tretë në kampion. Madje në dy fazat e para të sezonit cilësohej si skuadra anti partizan. /ABC news Albania 24/7