Bledi Shkëmbi ankohet: Faull te goli, VAR-i e pa dhe nuk donte ta jepte

schedule22:33 - 24 Janar, 2022

schedule 22:33 - 24 Janar, 2022

Bledi Shkëmbi, pas humbjes me Tiranën dhe në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport: “Normal që më vjen keq, sidomos për lojtarët, menduan të japin maksimumin. Mendoj që ishte një ndeshje e barabartë dhe kur e humb me dy gabime të vjen keq.

Ndeshja me Tiranën ishte shumë afër dhe vuajtëm gjendjen fizike të disa lojtarëve. Por do të shikojmë që të rikuperojmë më mirë, pasi kemi një ndeshje të vështirë në kupë. Ne në repartin e sulmit kemi probleme. Reginaldo nuk është në gjenden e duhur fizike. Chinedu nuk është stërvitur dhe duhet të luajmë me Ibrahimin. Më pëlqeu reagimi i ekipit pas golit. Jam i bindur se do bëjmë më mirë.”

“Përplasja te goli? Tani kjo është faull, VAR-i e ka parë dhe nuk ka dashur ta japë. Për mua kështu është. Jam i bindur që është faull. Xhixha i shkon Sofranac dhe i shkakton faull. Unë them atë që shoh. Nuk dua t’i heq meritë kundërshtarit, por ky ishte rast i pastër, nuk flas për arbitrat. Meqë e pashë, them që është faull i pastër. Ndodhi para këmbëve të mia, mendoj që jam aq i zoti ta ndaj nëse është faull.”

“Nuk dua të justifikoj veten dhe ekipin që humbën nga gjykimi, ndoshta mundohemi ca më shumë. Nuk është aq e thjeshtë të luash me lojtarë që nuk janë në gjendjen duhur fizike ca ndeshje. Mendoj që ishte një ndeshje e barabartë. Kundërshtarët kanë meritën e tyre.”

“Në skuadër nuk duhet të shënojnë vetëm sulmuesit. Tani është e kotë të them që edhe mbrojtësit dhe mesfushorët të shënojnë, të provojnë por jam dakord që është e rëndësishme që na duhet rezultatet pozitive. E vuajmë pjesën e sezonit që kaluam”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!