Bledi Çuçi është zgjedhur në krye të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Vendimi është marrë në Asamblenë që po zhvillon kjo forcë politike.
Rama ka propozuar ish ministrin e Brendshëm për të marrë drejtimin e Grupit Parlamentar socialist.
“Përgjegjësi e madhe, e thashë”, tha ai në një prononcim të shkurtër për mediat.
Më herët, këtë detyrë e e ka mbajtur Taulant Balla, i cili zëvendësoi Çuçin në postin e ministrit të Brendshëm./abcnews.al